Prokuroria e Tiranës do të kërkojë masën arrest me burg për Gerti Shehun, që goditi me grusht kryetarin e PD-së, Sali Berisha. Dosja e 31-vjeçarit ka mbërritur në gjykatën e Tiranës dhe pritet që të zhvillohet seanca për masën e arrestit ndaj tij.

Aktualisht Gerti Shehu ndodhet në spitalin e Traumës ku po mjekohet pas goditjeve që mori nga mbështetësit e Berishës pasi ai kreun aktin e dhunshëm. Nëse mjeket nuk japin leje të largohet nga spitali atëherë masa e sigurisë do t’i komunikohet në ambientet e spitalit.

Gerti Shehu akuzohet për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje. Deri me tani ai nuk ka pranuar të flasë për arsyet që e shtynë drejt këtij veprimi. Pritet që Gerti Shehu t’i nënshtrohet një ekspertize mjekësore për shkak se familjarët e tij pretendojnë se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.