Policia e Durrësit ka arrestuar një 16-vjeçar, pasi ka goditur me grushte një person, ndërsa një shtetas tjetër e ka goditur me thikë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë një shtetas 16 vjeç, banues në Durrës, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte një shtetas dhe me mjet prerës (thikë) një shtetas tjetër.”

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.