Gjykata ka liruar nga qelia protestuesin që goditi me vezë makinën e deputetes socialiste Ilva Gjuzi në protestën e tre ditëve më parë, kur dhe çeli punimet sesioni i ri parlamentar.

Policia ka tentuar që të shpërndajë turmën, ndërsa do të shoqëronte drejt ambienteve të komisariatit edhe Adriatik Lapajn me Shpend Gashin.

Deputetja Ilva Gjuzi ka qenë brenda në makinë, kur u ndalua nga protestuesit dhe u godit me vezë vetëm pak metra nga godina e Kuvendit të Shqipërisë.