Golden State shpallet kampion i NBA. Warriors fituan 103-90 në fushën e Boston Celtics në ndeshjen e gjashtë, duke triumfuar 4-2 në serinë e takimeve finale. Ky është titulli katërt kampion për Warriors në 7 vitet e fundit, çka tregon për një ekip që ka një bazë solide.

Basketbollisti Stephen Curry mori trofeun lojtarit më të mirë të finaleve, duke qenë protagonist në fushë me 34 pikët e tij edhe në ndeshjen e fundit. Për të ky është titulli i katërt në karrierë, ashtu sikurse edhe për Thompson e Green, trioja që ka qenë gjithnjë së bashku, të drejtuar nga trajneri Steve Kerr, që besoi te ky grup kampion.

Ndryshe nga tre titujt e mëparshëm, këtë trofe skuadra e Golden State e ka fituar me shumë vështirësi, një ekip që dy sezone më parë arrinte vetëm 15 fitore në sezonin e rregullt. Thompson ishte jashtë fushe për gati dy vite, ndaj ekipi iu besua mjaft të rinjve, që u ndërthurën mirë me veteranët.

Boston rezistoi, por nuk mundi t’i bëjë ballë një ekip solid si Warriors, por finalistët kanë hedhur bazat për një të ardhme premtuese. Në ekip janë dy lojtarë cilësorë nën 25 vjeç, si Tatum e Brown), që do të dinë të rikthehen protagonistë sezonin e ardhshëm.