Milan fiton me goleadë në miqësoren e luajtur ndaj Vicenzës. Kuqezinjtë triumfuan 1-6, në një sfidë pa histori.

Modestët e Vincenzës realizuan të parët në fillimin e sfidës, por do përmbyseshin që në pjesën e parë pas golave të Leao, Messias, Rebic dhe Dalmonte.

Në pjesën e dytë gjërat do ishin edhe më të thjeshta për djemtë e Piolit, pasi radhën do e kishte Tomori. Tjetër “rrjetë” për Rebic, me kroatin që shënon të dytin personal.

Milan, pas këtyre miqësoreve, do kërkojë të bëjë më të mirën e mundshme në kampionatin italian që fillon pas pak ditësh.