Në sezonin e ri të ‘Opinion’ moderatori Blendi Fevziu do të sjellë momentet më pikante të 20 viteve në ekran. 

Ai ka postuar në Instagramin e tij një foto nga vizita e parë e Sali Berishës në TvKlan. Në foto duket dhe bashkëshortja e moderatorit të njohur.

‘20 Nëntor 1998. Ardhja e parë e Sali Berishës në Tv Klan. #20vjetopinion Takimi ne 7 Shtator.’-shkruan Blendi në postimin e tij.

Duket se vitet kanë sjellë shumë ndryshime për çiftin dhe gjithmonë për mirë. Ndërsa për ish kryeministrin Berisha duket se koha nuk ecën, ai mbetet gjithmonë i njëjti.