Adele u ka dërguar fansave ‘sinjale’ se po publikon këngë të re, qysh javën e ardhshme. Ajo ka qenë duke e shijuar pauzën nga muzika prej katër vitesh, shkruan DailyMail. Sidoqoftë, Adele mund të kthehet me projekt të ri, bazuar në Twitter, ku sugjerohet se kënga e saj e re mund të publikohet javën e ardhshme.

Këngëtarja 31-vjeçare nxiti spekulime se ajo është vendosur të dominojë në hitparade-t e muzikës edhe një herë, pasi një ‘tweet’ zbuloi që autorja e hitit “Hello” do të nxjerrë një album muajin e ardhshëm.

Një postim nga faqja e kulturës  Music News Facts nisi spekulimet, pasi ata shkruan: Adele do të lëshojë albumin e saj të ri në 8 Nëntor 2019.

Kjo do të thotë se këngëtarja do ta publikojë këngën e re javën e ardhshme, teksa albumi i saj i fundit u publikua në nëntor të vitit 2015 dhe u shitën 22 milionë kopje të tij në mbarë botën.

Fansat e Adeles po e presin me padurim rikthimin e saj. Në anën tjetër, Lady Gaga javë më parë kishte deklaruar se albumi i saj i radhës do ta mbajë emrin e Adeles.