Anjeza Maja: Do doja të kisha familje, tani jam fiks në kohën e duhur

17/10/2018 - 20:15

Ajo është një moderatore e sukseshme dhe jeta personale e saj private ka tërhequr gjithnjë vëmendje. Bëhet fjalë për Anjeza Majën, të cilën së fundimi e kemi parë në ekran si konkurrente të spektaklit “Dance With Me”, në Tv Klan.

Sot Maja ishte e ftuar në emision “Rudina” në Tv Klan nga ku u pyet për jetën private. E rezervuar moderatorja tha se i pëlqen të veshë fustanin e bardhë, por shtoi se nuk ka plane të afërta për këtë.

"Unë kam veshur shpesh fustane të bardha, më pëlqen fustani i bardhë. Por ende nuk kam plane të afërta, kur të kem do ju them. Mua më pëlqen familja, atmosfera e familjes dhe tani jam fiks në kohën e duhur. Do doja të kisha dy fëmijë. Më pëlqejnë shumë vajzat dhe do doja të ishin të dyja vajza", tha Maja.

Ajo po ashtu tha se po përpiqet të shkëputet nga televizioni dhe t’i kushtojë më shumë kohë vetes.

"Puna në televizion të merr shumë kohë dhe je gjatë gjithë kohës i stërmunduar. Tani unë po mundohem të shkëputem pak nga pak nga televizioni që të kem më shumë kohë për veten", shtoi ajo./tvklan.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këngëtari Robert Berisha dhe partnerja e tij Nora Istrefi, i kanë dhënë fund lidhjes bashkëshortore në mënyrë zyrtare.

Pas 7 orësh festë, futbollisti Wayne Rooney u fotografua duke hyrë në ashensorin e hotelit me një vajzë brune.

Këngëtarja e njohur Miriam Cani dhe bashkëshorti i saj Alban Skënderaj ndanë lajmin e bukur se do të bëhen prindër për herë të dytë.

Moderatorja Jonida Vokshi po vuan së fundmi për humbjen e një qenieje mjaft të dashur për të.

U bë kohë që kantautori i njohur, Flori Mumajesi, i ka munguar jetës publike.

Dy artistët e shtëpisë diskografike “Three Dots”, Bruno dhe Mir Vathi janë përfshirë në një aksident automobilistik, të ndodhur dy ditë m

Getoar Selimi dhe moderatorja Marina Vjollca u përfolën për një krizë në marrëdhënien e tyre.

Mbrëmjen e djeshme Adelina Ismaili ishte e ftuar në emisionin “Pressing” të televizionit T7, ku ka folur për rrugëtimin e saj në muzikë d

Kylie Jenner u bë kryeqendra e rrjetit për shkak të këpucëve që bleu në një dyqan luksoz, ndërkohë që shumë emra të njohur po përpiqen të