Brad Pitt dhe Jennifer Aniston pavarësisht gjithçkaje duket se janë miq sërish!

55-vjeçari është fotografuar nga paparacët duke iu bashkuar festës së 50-vjetorit të ditëlindjes të Jennifer, e cila ishte veshur me mjaft stil dhe dukej vërtet seksi!

Për hir të së vërtetës, ditëlindja e Aniston është pas dy ditësh, por si duket aktorja dëshiron të festojë edhe ditët e fundit si 49-vjeçare.

Rikujtojmë se ajo dhe Brad janë divorcuar në vitin 2005 dhe nuk janë parë më kurrë bashkë, deri mbrëmjen e kaluar.

Pas ndarjes, Brad nisi lidhjen me Angelina Jolie, me të cilën thuhet se ka rënë në dashuri gjatë xhirimeve për filmin “Mr And Mrs Smith” në vitin 2003, në kohën kur ishte i martuar me Jennifer.