Prej 2008 në ndjekje të lajmit rozë, Eraldo Rexho duket se ka ndërmend të sjellë përmes një libri histori ndër vite të artistëve.

Në emisionin BOOM ai mes batutave tha se libri do të jetë i ngjashëm me ditarin sekret të Pushkinit, por se do ta botojë kur të jetë në prag të ikjes nga kjo botë.

Se siç thotë ai, nëse vendos të hapë thesin ndodh "Gërdec"!  I pyetur nëse ndihet pjesë e "kazanit mediatik", ai përgjigjet: Ç'punë kam unë, unë jam sultjazh.

Rexho: Libri nuk është për jetën time, është një ditar artistik.

Fiori: Do të jetë si ditari sekret i Pushkinit?

Rexho: Ndoshta.Por do të ketë histori të të tjerëve jo të miat. Me historitë e botës bëj libra unë. Libri nuk do të dalë tani, do të dalë kur unë të jem në prag të ikjes nga kjo botë, që askush të mos besojë. Shënimet i kam. 

Fiori: Çfarë ndodh nëse Eraldo hap thesin?

Rexho: Gërdec thotë Rozi ndodh. Ndodh që ndoshta shumë njerëz do të mërziten, shumë të vërteta do të dalin në shesh.Ato janë të vërteta që mi kanë besuar mua, ndoshta më shumë se si gazetar, si njeri. Unë e kam provuar që mund të jem mik me të gjithë. Funksionon: Futi nje mendje të lehtë, mos krijo pritshmëri. Ky është rregulli numër një në showbiz. Ti je shok apo shoqe me Fiorin por mos prit që Fiori të bëjë urën për ty. Në momentin që nuk krijon pritshmëri ti nuk mërzitesh dhe nuk trishtohesh aq shumë kur ti 100 herë e fton Rozanën në emision dhe ajo 100 herë të thotë jo./OraNews