Konflikti mes këngëtares Enca Haxhiaj dhe reperit Noizy, ishte lajmi që i çuditi jo pak të gjithë në fillim të vitit 2017. Edhe pse ky i fundit foli diçka rreth zënkës, Enca zgjodhi të hesht, të paktën deri mbremjen e të hënës së 12 nëntorit 2018.

E ftuar në emisionin “NIN”, ajo ka treguar se pse nuk ka reaguar më parë, zhgënjimin që ka përjetuar si dhe bisedën mes saj dhe reperit.

“Kisha një lidhje shoqërore dhe profesionale me atë artist, për mua ishte zhgënjim i madh. Dhe vetëm për respektin që kisha, për çfarëdo suksesi që ne kemi ndërtuar bashkë, nuk kam folur apo nuk kam thënë fjalë të këqija, se nuk kam frikë. Në momentin që mua një person, kushdo qoftë ai, nuk më respekton dhe më hedh poshtë për asgjë, kjo tregon se ne nuk kemi qenë kurrë miq. Dhe unë nuk doja të isha më pjesë e atij grupi. Se mesazhi që mua më erdhi ishte: “Më kërko falje publikisht ose do shkruaj diçka në Instagram”. Replika ime ishte, “Hajde të takohemi, ta flasim këtë gjë nga afër”, por jo të gjithë kanë pjekurinë, inteligjencën dhe dashamirësinë time. Ndoshta në atë moment unë kuptova, jo që humba një shok, por kurrë se kam pasur një shok. Ishte diçka që u bë shumë e madhe. Thjesht harroje i thash. Në momentin që ti nuk respekton një femër, ti i tregon të gjithëve që është okej ta bësh këtë edhe kur nuk është."