Gazetarja nga Durrësi bën realitet ëndrrën disa vjeçare

13/11/2018 - 19:02

“At Sergi” novela e njohur e Tolstoit, pas suksesit në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, është ngjitur në skenën më të re të kryeqytetit, atë të ArTurbina.

Kjo vepër ka qenë një ëndërr shumë vjeçare e gazetares Kozeta Kurti. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur rreth kësaj vepre. Gjatë emisionit Kurti tha se kjo novelë e ka ndikuar atë personalisht dhe i ka ndryshuar konceptin për racionalitetin.

“Si shumë shqiptarë dhe jo vetëm, unë kam një ndikim nga letërsia ruse. Gjithmonë më ka pëlqyer ajo. Unë mund të kisha zgjedhur një vepër të Tolstoit apo të dikujt tjetër. Megjithatë në jetën tonë ne kemi gjithnjë një grup njerëzish që na ndikojnë në shijet e muzikës apo të letërsisë. Unë e kam marrë këtë vepër kur kam qenë studente në vitin e dytë, në rrethana shumë të bukura nga miqtë që rrethanat e jetës i detyruan edhe të ndryshojnë kontekstin e tyre të jetës. E kam konsideruar si një kthim borxhi moral, pra jam e ndikuar edhe personalisht për këtë vepër. Kjo vepër, edhe pse është shkruar në fund të viteve 900, ekziston mundësisa që një njeri, pavarësisht rrobës që vesh, të jetë njeri mbi të gjitha. Vitin e kaluar kam udhëtuar drejt Prishtinës për të takuar regjisorin Fatos Berisha, për të filluar punën për këtë shfaqje, pasi kisha kaluar një herë nga kisha ortodokse. Sepse doja të isha e kujdesshme dhe asgjë të mos konsiderohej blasfemi, sepse në fund të fundit kur flasim për njeriun, flasim për të dhe gjithë qenien e tij. Më pyesin për +18 përse është vendosur atje dhe të gjithë mendojnë se është vendosur për shkak të dy skenave të seksit teatral. Në fakt jo, nuk është e vetmja. Është gjuha e fortë që një fëmije 14 vjeç s’do ia kisha sugjeruar për shkak të dramaticitetit që ka vepra. Në vitin 2000 unë kam lexuar për herë të parë veprën, ka qenë një novelë e vogël. Ka qenë një debat mes dy të rinjsh, një prej të cilëve isha unë dhe më hodhën këtë libër duke më thënë: Lexoje këtë se ndoshta një ditë do ta kuptosh se sa e rëndësishme është që njeriu të mos jetë racional. Kur e lexova mendova që një ditë do ta sillja në Teatër, e kam parë shfaqjen me imazhe. Kjo vepër më ka ndryshuar konceptin tim për racionalitetin”, tha Kurti.

Kjo novelë do të shfaqet për publikun në skenën e ArTurbina nga datat 15-18 Nëntor ora 20:00./tvklan.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në një postim në InstaStory, Dafina Zeqiri ka vendosur që ti japë mbështetje këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Disa vite më parë Rozana Radi dhe Mc Kresha kanë qenë në një lidhje dashuriepor këtë vit, ata u përballën tek “Kënga Magjike” ku ishin të

Këngëtarja e famshme Shakira, e cila ka dy fëmijë me futbollistin e Barcelonës, Gerard Pique, akuzohet për evazion fiskal në Spanjë.

Një ditë pas finales së "Kënga Magjike", këngëtarja Filloreta Raçi e njohur si Fifi, e cila u rendit e treta në këtë festival ka bërë një

Një ndër këngëtarët që nuk mundi të prekte finalen e festivalit "Kënga Magjike", ishte edhe Kastro Zizo i cili konkurroi me këngën "Sonat

Flori Mumajesi është fituesi i 20-të i festivalit të "Këngës Magjike" me këngën “Plas”.

Pak ditë më parë, në ambientet e “Hotel Plazës” u shfaq premierë një dokumentar, i cili i kushtohej jetës së futbollistit Lorik Cana.