Hailey Baldwin ka pranuar se fansat e fiksuar pas bashkëshortit të saj Justin Bieber e irritojnë. Në një intervistë modelja foli për sfidat e martesës me ylli e popit, i cili ka miliona adhurues në mbarë botën.

"Fansat mendojnë se i njohin njerëzit vetëm sepse jeta e tyre është kaq e ekspozuar dhe kjo më irriton mua,"-tha ajo. Ndërsa shtoi se është e lodhur nga fansat e Justin të cilët ngrenë supozime rreth martesës së tyre duke krijuar skenarë të ndryshëm.

"Ju nuk më njihni mua. Nuk e njihni atë. Nuk i njihni realisht njerëzit. Dhe ajo që është me të vërtetë e çuditshme për mua është se krijojnë skenarë në kokën e tyre për atë që mendojnë se po ndodh. Ky është shumë budallallëk. Kam arritur në një pikë që nuk i lexoj më komentet. Mos i lexoni nëse nuk doni të ndikojnë në gjendjen tuaj shpirtërore. Unë nuk i njoh ata njerëz, ata nuk më njohin mua. Nuk janë pjesë e jetës apo marrëdhënies sonë."-tha 22-vjeçarja.