Pas kualifikimit për në natën finale të "Eurovizion", këngëtarja Jonida Maliqi ka ndarë me ndjekësit në Instagram momentin emocionues.
Jonida shkruan se është pafund mirënjohëse ndaj të gjithë atyre që e mbështetën dhe bënë që të mos ndalet fluturimi i shqiponjës.
"Shqiponja prek qiellin, sytë dhe këmbët rikthen gjithmonë në tokë!! Nuk kam heshtur asnjë moment në këtë rrugëtim, edhe kur dëgjoja në kor fansat europiane që këndonin shqip #Kthejutokes, edhe kur me nisnin nga Tirana lajme nga më të çuditshmet! Unë bëra dje atë për të cilën marre frymë, për të cilën edhe erdha në këtë skene: 'Këndova!! Jam emocionuar si kurrë më parë me 3 minutat e mia dhe të Shqipërise, akoma më shumë kur dëgjova: Albania! Po jetoj ëndrrën time, mbështetja dhe votat tuaja nuk ndalen fluturimin e shqiponjës!! Jemi në finale, por tashmë unë mendoj se kemi fituar, jo vetëm me kualifikimin por edhe me njeri-tjetrin! U bëmë bashkë si kurrë me parë dhe unë për këtë ju jam pafund mirënjohese!!! Ju dua shumë, shihemi në finale"– shkruan Jonida krahas videos.