Ata janë dy këngëtarë mjaft të dashur për publikun dhe miq të mirë me njëri-tjetrin ndaj dhe shpesh herë shfaqen në koncerte së bashku.

Gjatë intervistës me Roza Latin në emisionin 'Why Not', Anxhela Peristeri tregoi se është detyruar të mbyllet në një dollap me Sinan Hoxhën në Amerikë.

"Çfarë bëje brenda në dollap me Sinan Hoxhën?" e pyet Roza.

"E gjetëm bosh dhe hymë. Faktikisht në Amerikë nuk lejohet duhani, askund në ambientet e brendshme. Jashtë ishte -17 gradë celcius. Kështu që ne të dy gjetëm një dollap që ishte i hapur lart me tavan dhe hymë atje e pimë një cigare aty." tha këngëtarja.