Këngltarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha disa ditë më parë publikoi këngën “Not 20 anymore”, një hit që ia dedikoi vetes me rastin e 30-vjetorit të saj.

Por Bebe ka ndarë me fansat një tjetër surprizë, ajo ka kënduar kolonën zanore të filmit të famshëm “Maleficent 2” me protagoniste Angelina Jolie. "You Can’t Stop The Girl" titullohet kënga, e cila i dedikohet fuqisë së gruas. 

Balada e kënduar nga këngëtarja shqiptare është një tjetër sukses i saj pasi "Maleficent" është një ndër filmat më të suksesshëm në botë. "Maleficent 2" do të shfaqet në kinema më 18 tetor dhe është një vazhdim i filmit "Maleficent", prodhim i vitit 2014.