Ndonëse, Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë disa javë që janë ndarë, kjo gjë duket se nuk ka ndikuar aspak në marrëdhënien me vajzën e tyre.

Së fundmi, Kylie ka publikuar në Instagram një video të vajzës 1-vjeçare, teska kërcen dhe këndon një këngë të saj.

Por kjo këngë duket se nuk i ka pëlqyer Storm-it, e cila kërkon me ngulm muzikën e të atit. Kylie ka nisur të qeshë dhe tenton t’i vendosë vogëlushes një këngë të Travis.

"Vajza e babit", shkruan 22-vjeçarja krah videos së saj, video të cilën e kanë komentuar fansa të shumtë të miliarderes.

Kujtojmë që dyshja vendosi të ndahet pasi reperi nuk ishte gati për të pasur të tjerë fëmijë apo një ceremoni martesore.

 
 
 

 
 
 
 
 

 
 

 
 
 

daddy’s girl