Moderatorja Jonida Shehu ditën e djeshme përcolli për herë të parë vogëlushen Kristal për në kopsht.

Ndryshe nga disa fëmijë që qajnë se nuk shkëputen dot nga prindërit, Kristali duket e lumtur por është mami ajo që mezi mban lotët.

"Filloi dhe kopshti. Nuk e di si erdhi kjo ditë kaq shpejt. Më vjen të qaj kur mendoj se sa shpejt do të vijë dita kur të bëj valixhet gati Kristali. Suksese xixëllonja", shkruan moderatorja krahas fotove.