Nëse e keni parë telenovelën “Njerëz dhe Fate”, me siguri nuk e keni harruar “vajzën e keqe” të filmit, Didin. Aktorja e njohur Arta Muçaj, spikati me atë rol në telenovelën më të pëlqyer shqiptare.

Ajo ishte një “vajzë e keqe”, që merrej me prostitucion dhe trafikim droge. E luajti aq mirë atë rol, sa shumica prej nesh edhe pse nuk e pëlqenim personazhin e saj, atë e kishim shumë qejf.

Gjithsesi, pas atij roli në vitet 2000 Didi nuk preferoi më të luante në asnjë telenovelë. Mesa duket aktorja ka vendosur që të qëndrojë përgjithmonë në Australi, ku atje po vazhdon karrierën e saj si aktore, shkruan Revista Class.