Vetëm disa ditë më parë ai deklaroi në një intervistë për revistën ‘Weekend’ të Daily Mail që do të tërhiqej nga muzika, por sot ka ardhur një tjetër deklaratë.

Michael Buble nuk ka absolutisht ndër mend të tërhiqet. “Nuk isha prezent gjatë intervistës por deklarata ndoshta është kuptuar gabim’ ka thënë zëdhënësja Liz Rosenberg për ‘Insider’.

‘Ndoshta teksa diskutonte për emocionet e ndryshme që ka përjetuar vitet e fundit, ka thënë që ndoshta ka qenë ky mendimi që i ka kaluar në mendje. Me një album të ri që pritet të dalë, ftesat në televizione dhe një turne i mundshëm, mund t’ju them me bindje që nuk do tërhiqet’, ka shpjeguar përfaqësuesja e tij.

Në intervistë këngëtari kishte deklaruar që sëmundja e djalit Noah i kishte ndryshuar perceptimin për jetën, duke vënë në diskutim prioritetet e tij.

Tani vjen përgënjeshtrimi, që ai nuk i ka thënë lamtumirë muzikës duke konfirmuar impenjimet e reja të Buble.