Në një intervistë për revistën "Class", këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Miriam Cani ka treguar pse nuk ka marrë pjesë në festivale të muzikës shqiptare.

“Ka qenë gjithmonë një vendim i imi personal. Ideja e garës është diçka që më krijon shumë siklet pasi gjatë rrugës mund të lindin shumë keqkuptime. Jam një njeri i ndjeshëm dhe mendoj se mund të mos e përjetoja shumë mirë. Kam dashur të shprehem në mënyrë të drejtpërdrejtë tek publiku me muzikën time apo projektet e mia artistike. Të kem një marrëdhënie direkte me publikun”- është shprehur Miriam Cani.