Modelja me origjinë shqiptare Anxhela Martini është lidhur në martesë me të dashurin e saj rumun Dragos Savulescu.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë dhëndri i cili ka publikuar në rrjete sociale foto nga ceremonia në Las Vegas. 

Në këto foto e shohim Anxhelën jo si një nuse të zakonshme, por e veshur me të zeza dhe krejtësisht transparente.

“Sapo u martova mbrëmjen e kaluar me gruan me seksi në botë! Krejt jashtë traditës dhe shumë e çmendur. Jeta është kaq e bukur dhe e mrekullueshme,”- përfundon Dragos. 

Anxhela dhe i dashuri i saj ndodheshin se bashku me këngëtaren Bleona Qereti në Las Vegas, e cila me siguri ka asistuar në dasmën e mikes së saj të ngushtë. Gjithashtu edhe Anxhela ka publikuar foto nga dasma në rrjete sociale ku ka treguar sa e lumtur ndihet nga ky hap.

"U martova mbrëmjen që shkoi me burrin e ëndrrave të mia! Jeta jonë është një film që ne guxojmë ta jetojmë siç duam! Pa tradita, kaq çmendurisht,”- përfundon modelja seksi.