Modelja e njohur shqiptare vazhdon prej disa vitesh karrierën e saj si modele në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e teksa është ndodhur në një studio fotografike ka takuar këngëtaren me famë botërore.

Bëhet fjalë për modelen Xhesika Berberi e cila po korr sukses përtej kufijve të shtetit shqiptar.

E bukura Xhesika, ka takuar këngëtaren Selena Gomez në një nga studiot fotografike të New York-ut.

Nga video e publikuar prej saj, ajo dhe Gomez duken mjaft të afërta më njëra-tjetrën pasi shfaqen duke u përqafuar.