Olti Curri ka hyrë në shtëpinë e re dhe ku ka më mirë sesa ta nisësh me këmbë të mbarë dhe me një gjë të ëmbël si hasudja. Dhe sidomos kur është e gatuar nga duart e Monika Kryemadhit e cila ka vizituar mikun e saj këtë fundjavë dhe i ka përgatitur ëmbëlsirën.

Ka qenë Olti që ka publikuar disa foto nga shtëpia, ku shihet Kryemadhi duke gatuar. “Hasudja më e mirë në botë për shtëpinë e re”, shkruan Olti. "Mezi po e pres", shkruan blogeri durrsak në një postim të dytë.

Ndërsa bie në sy amnienti i arreduar me shumë shije ku mbizotërojnë ngjyrat gri, portokalli dhe e bardhë. Shtëpia moderne është duplex dhe ndodhet në një nga zonat më të mira të Tiranës, e preferuar nga të famshmit shqiptarë.