Pothuajse e panjohur modelja e famshme Naomi Campbell, me një parruke me kaçurrela, syze piloti dhe një komplet ngjyrë kafe të lehtë, në Javën e Modës për meshkuj në Paris.

48 vjeçarja ka mbërritur në Jardin des Tuileris për të marrë pjesë në sfilatën e Louis Vuitton dhe të gjithë aparatët fotografik janë drejtuar mbi të.

Nuk është hera e parë që Campbell befason me modelin e flokëve. Disa ditë më parë ajo postoi në Instagram një foto, ku shfaqej fare pa parruke dhe pothuajse tullace.