Floriana Garo është shtatzënë.

Vetë moderatorja, nga Zvicra ku ndodhet aktualisht, e ka konfirmuar lajmin për Opinion.al duke u shprehur se po jeton momente lumturie.

Ende nuk dihet gjinia e fëmijës, pasi Floriana është në muajt e parë të shtatzënisë, por me siguri që në vijim do të kemi lajme të tjera mbi këtë pritje të ëmbël.

Larg impenjimeve dhe jetës së kryeqytetit moderatorja na tregon se po jeton një periudhë qetësie, që me siguri i jep mundësinë t’i shijojë ditët e shtatzënisë.

Në fotot e publikuara në Instagram, moderatorja simpatike duket tepër në formë dhe si gjithmonë e buzëqeshur, ndërsa shenjat e shtatzënisë ende nuk kanë nisur të shfaqen.

Ish-prezantuese dhe autore e emisionit “Jo vetëm modë” në TV Klan, Floriana Garo, pak muaj më parë i ka surprizuar të gjithë teksa deklaroi fejesën e saj dhe më vonë shkëputjen nga ekrani për t’u zhvendosur në Zvicër, pranë njeriut të zemrës.

I fejuari i saj Enis Daci është avokat, por i transferuar në Zvicër ku ushtron profesionin e avokatit. Te ketë qenë valle shtatzënia që e bindi Florianën të lërë Tiranën përfundimisht?