Reperi me origjinë shqiptare, Azet emrin e të cilit mban hiti “S’kam kohë” në bashkëpunim me Zunën, me të cilin djemtë ndezën skenën e Gjermanisë mbrëmjen e kaluar. Ata performuan në eventin më të madh të muzikës “Hype Awards” i cili mbahej për herë të parë në Gjermani.

Në këtë event të rëndësishëm u ndanë çmime për artistët më të mirë hip-hop që kanë bërë muzikë në gjuhën gjermane. Azet së bashku me grupin e tij “KMN Gang” ishin të nominuar në dy kategori dhe fituan çmimet  “Best Crew” dhe “Best Collabo Album”.

Azet, emri i vërtetë i të cilit është Granit Musa, ka lindur në Kosovë dhe prej kohësh jeton në Gjermani, ku ushtron dhe aktivitetin e tij në muzikë. Ai ka sjellë plot këngë që kanë rezultuar të suksesshme dhe janë pëlqyer menjëherë nga publiku. Ndër to mund të përmendim bashkëpunimet e shumta me Noizyn, si “Kriminell”, “Nummer 1”, apo bashkëpunimi me Raf Camora-n, “Qa bone”.

Së shpejti, Azet do të mbajë një tur në Ballkan dhe në profilin e tij në Instagram ka ndarë me ndjekësit datat dhe qytetet në të cilat do të performojë.