Këngëtarja e njohur Rozana Radi ka përzgjedhur ishullin Santorini, që të kalojë pushimet verore.

Ajo po shijon bukuritë greke, teksa është përkujdesur t’i ndaj edhe me miqtë në rrjetet sociale. Rozana ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shfaqet joshëse me bikini.

Kujtojmë që Rozana festoi datëlindjen e 40-të në korrik të këtij viti, më këtë rast u shpreh se është lodhur shumë për t’i bërë këto vite.Gjithsesi mosha duket të mos jetë aspak problem për të sepse vazhdon të jetë po aq energjike sa gjithmonë.