Aktorja Ashley Judd ka treguar për herë të parë në publik një ngjarje të hidhur të jetës së saj, që ka lënë padyshim gjurmë në memorie.

E ftuar në konferencën “Women in the World Summit”, 50-vjeçarja ka treguar se në të kaluarën është përdhunuar tre herë. Madje gjatë një prej përdhunimeve ajo ka mbetur shtatzënë dhe zgjodhi që të abortonte fëmijën.

Unë jam mirënjohëse që e kam bërë në mënyrë të sigurt dhe të rregullt. Nuk do të mundja dot kurrë të ndaja fëmijën tim me një përdhunues”, tha aktorja.

Ashley Judd, tashmë 50-vjeçare, përveçse si aktore, njihet edhe si një aktiviste politike. Në aktrim, rolet më të spikatura të saj janë në filmat “Rubi në parajsë”, “Puth vajzat”, “Ku është zemra”, etj.