Dy të rinjë shqiptarë janë arrestuar në Greqi, pasi akuzohen për 11 grabitje me armë në dyqane e 1 grabitje në një banesë në Selanik.

Sipas mediave greke, në pranga kanë rënë shtetasit: Rigels Upe, 22-vjeç nga Pogradeci dhe Kastriot Kryemadhi nga Përrenjasi, të cilët akuzohen si autorë të grabitjes së dyqaneve në shtetin fqinj.

Gjatë arrestimit atyre iu gjetën edhe 1 pistoletë tip TT dhe 1 thikë. Grabitjet i kryenin kryesisht në Ano Poli, Toumpa, Kalamaria, Sykeon, Polikni dhe Evosmo.

Tashmë të dy të rinjtë janë arrestuar dhe në ditët në vijim pritet të njihen me masën e dënimit nga autoritetet greke.