I dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme ndërkombëtare, Richard Grenell është shprehur sot se miliarda dollarë u janë dhënë OJQ-ve të krahut të majtë për të nxitur politika radikale në vende të tjera.

Në postimin e tij, Grenell ka ndarë dhe shumat që shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë përfituar nga USAID. Shqipëria thuhet se ka përfituar 189 milion dollarë. 

POSTIMI I PLOTË:

Amerikanët e palodhur paguajnë taksa, politikanët në Uashington, DC i shpenzojnë ato para në mënyrë të pamatur.

Miliardë dollarë u janë dhënë OJQ-ve të krahut të majtë për të nxitur politika radikale në vende të tjera. Ja një fragment nga USAid…’

Shtetet:

Kosova: $537 million

Bosnja- Hercegovinë: $402 million

Maqedonia e Veriut: $290 million

Serbia: $209 million

Shqipëria: $189 million

Mali i Zi: $77 million

Disa ditë më parë, Shtetet e Bashkuara me urdhër të Presidentit Donald Trump kanë ndërprerë ndihmat e çdo lloj natyre për vendet e huaja. Ndër vendet që janë prekur nga ky urdhër i adminisratës Trump është dhe Shqipëria, ku janë ndërprerë fondet për më shumë se 30 institucione dhe për shuma organizata të tjera.

SHBA deri më tani ka qenë një nga mbështetëset kryesore të sistemit të drejtësisë në Shqiqëri dhe për reformën në drejtësi. Por me urdhërin e Trump, kjo mbështetje tashmë është shuar, deri në një njoftim të dytë. Shkak për ndërprerjen e fondeve është bërë një rishikim dhe analizë e administratës amerikane për të parë se ku shkojnë këto fonde dhe a po shpenzohen në të mirë të SHBA-së. 

Brenda 90 ditësh duhet që të shqyrtohet se cilat programe do të vazhdojë t’i mbështesë administrata e re, të cilat sipas rekomandimit, duhet të jenë në përputhje me këndvështrimin e Trumpit për politikën e jashtme