Greqia ka shënuar 2854 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 471894 të prekur, prej të cilëve 51.2% janë burra.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 7 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 12882 vdekje, 95.1% e të cilëve kishin sëmundje shoqëruese.

Në intubim janë 130 pacientë, mosha mesatare e të cilëve është 65-vjeç.