Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar se nga testimet e kryera kanë rezultuar pozitiv 2 874 raste të reja me Covid-19, nga të cilat 10 u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 485,015.

Ndërkohë 144 pacientë janë të intubuar në spitalin infektiv (ICU).

Që nga fillimi i pandemisë 2799 pacientë janë larguar nga ICU.

Vdekjet e reja të pacientëve me COVID -19 janë 15, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 12,926 vdekje.