Autoritetet në Greqi bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën nga koronavirusi 38 qytetarë.

Po ashtu, në shtetin fqinj janë shënuar dhe 3279 raste të reja me COVID-19, ndërkohë 351 janë të intubuar duke vijuar betejën me sëmundjen.

Me 38 viktimat që u shënuan sot numri i fataliteteve në total nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 15485.