Në pikën kufitare të Idomenit mes Greqisë dhe Maqedonisë janë të bllokuar më shumë se 13 mijë refugjatë nga Lindja e Mesme, të cilët kërkojnë të kalojnë përmes Maqedonisë për të shkuar drejt vendeve të Bashkimit Europian. Por, situata e rëndë është krijuar për shkak se Maqedonia ka mbyllur kufijtë prej disa ditësh, duke shkaktuar një situatë emergjence në Greqi. Refugjatët e bllokuar në kufirin mes dy shteteve qëndrojnë nëpër kampe të improvizuara në kushte të vështira. Situata sa vjen e rëndohet akoma më shumë edhe për shkak të rrezikut të përballjes me mungesë të ushqimit. Po kështu, refugjatët janë të ekspozuar edhe ndaj kushteve të motit, pasi tre ditë më parë e kaluan natën në shi dhe në baltë.
Greqi, ja situata e refugjatëve në kufirin me Maqedoninë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Debati i fortë me Ramën, reagon Elisa Spiropali: Më përjashto! S’kam sulmuar PS-në, por modelin që po dëmton partinë
“SPAK do të bëjë kërkesën, Brazili do të vendosë!” Arrestimi i Ervin Matës, gazetarja zbulon procedurën e ekstradimit
Rikthehen koret raciste në stadiumet e Maqedonisë së Veriut
Shqiptari përplas për vdekje të moshuarin italian dhe arratiset, karabinierët e kapin gjatë ndjekjes! Refuzon testin e alkoolit





