Ditët me diell duket se do i lënë sërish vendin reshjeve të shiut dhe motit të keq në Greqi. Mediat bëjnë me dije se këto kushte atmosferike pritet të godasin në të gjithë territorin grek gjatë fundjavës.

Situatë e vështirë parashikohet për ato zona të cilat u goditën nga stuhia e pak ditëve më parë.

Nga mesdita e të premtes i gjithë vendi do të “pushtohet” nga vranësirat. Të njëjtat masa do të dominojnë edhe në Itali dhe Ballkanin veri- Perëndimor.

Në zonën perëndimore të Greqisë priten sërish shira dhe stuhi dhe nuk përjashtohen stuhitë e forta.