Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka zhvilluar një bisedë telefonike me përfaqësuesin e BE Miroslav Lajçak duke u fokusuar tek dialogu Prishtinë-Beograd.

Po ashtu në fokus të kësaj bisedë kanë qenë edhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

“Në një bisedë telefonike më herët kemi shkëmbyer pikëpamje me Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajcak për situatën aktuale në dialogun Beograd-Prishtinë dhe për zhvillimet më të gjera në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Dendias.