Greqia është tronditur sërish nga një tjetër tërmet.

Tërmeti më magnitudë 4,3 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në Kretë , në Arkalochori, pesë kilometra në jugperëndim të Arkalochorit.

Fillimisht Instituti Sizmologjik Gjeodinamik regjistroi lëkundje në 4.4 Rihter, ndërsa sekuenca post-sizmike vazhdon me intensitet të pakufizuar në Kretë.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar në njerëz. Kujtojmë  se mëngjesin e së enjtes një tërmet i dyfishtë u regjistrua në Kretë me 3.7 dhe 4.5 Rihter, me një diferencë për tetë minutash.