Këtë të shtunë, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, inspektoi laboratorin e ri ushtarak në ambientet e Spitalit Universitar të Traumës.

Laboratori mundëson të njëjtat analiza bio-kimike si Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ministri tha se Spitali i Traumës është prej një dekade një strukturë civilo-ushtarake.

Qëllimi, theksoi ai, është që investimet të jenë në dobi si të ushtarakëve dhe të civilëve.

“Ky është shembull konkret”, tha Vengu.

Ministri shoqërohej në këtë takim nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji.