Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është pritur sot nga Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava. Ky i fundit e uroi Haradinajn për lirimin nga të gjitha akuzat e Gjykatës së Hagës, ndërsa Haradinaj premtoi se në rast se e merrjen kryesimin e qeverisjes së vendit, atëherë bashkësitë fetare do të financohen nga shteti.

“Liria dhe pafajësia e juaj është tregues i pastërtisë së luftës së drejtë të UÇK-së, dhe fitore e kauzës së drejtë të populli shqiptar. Ne mirëpresin rikthimin tuaj në Kosovë dhe angazhimin në skenën politike të vendit", tha myftiu Tërnava.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se institucione kemi kaluar rrugë të përbashkët në ndërtimin e kapaciteteve të shtetësisë së Kosovës ku janë arritur rezultate të lakmueshme. “Si në të kaluarën, edhe në të ardhmen, na duhet bashkëpunim i ngushtë për ruajtjen e vlerave tradicionale fetare e kombëtare të populli tonë", tha Haradinaj.

Kryetari i AAK-së, përveç të tjerash u shpreh se në të ardhmen e afërt, nëse ai merr drejtimin e qeverisë, institucionet fetare duhet që të financohen nga buxheti i shtetit.

Lideri i AAK-së e përgëzoj myftiun për hedhjen e gurthemelit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë. Myftiu Tërnava dhe kryetari i AAK-së, Haradinaj u dakorduan që të bashkëpunojnë në ruajtjen e vlerave pozitive dhe çuarjen para të proceseve në Kosovë.

Në fund të takimi Myftiu Tërnava e kryetari i AAK-së shkëmbyen dhurata modeste.