25 dhjetor 2014 – Teuta e ka mbyllur me humbje vitin 2014, po në Durrës ka shumë besim te skuadra dhe tifozët për pjesën e mbetur të sezonit fubollistik. Skuadra beson se gjatë pjesës së mbetur të këtij sezoni performanca e saj do të përmirësohet ndjeshëm duke synuar ngritjen në tabelën e klasifikimit. Drejtuesit e klubit "Teuta" kanë marë përsipër të bëjnë blerje dinjitoze gjatë merkatos dimërore, ku do të shikohet mundësia e përforcimit të të trija reparteve: sulm, mbrojtje dhe mesfushë. Blerja e tre lojtarëve për këto reparte synohet të jetë pjesë kryesore e aktivitetit të drejtuesve gjatë kësaj merkatoje. Ndaj në ditët e ardhshme pritet të bëhen edhe lëvizje të rëndësishme në këtë drejtim. Ende nuk ka emra konkretë, po flitet se ata do të jenë lojtarë me peshë në kampionatin shqiptar. Sipas numërit një të klubit durrsak Edmond Hasanbelliu, do të kryhen tre afrime cilësore konkretisht në të tria repartet: mbrojtje, mesfushë dhe sulëm. Presidenti Hasanbelliu nuk ka qenë i kanaqur me ecurin e deritanishme të skuadrës së tij, ndërsa shprehet se për të ndryshuar situatën do të afrojë në ekip përgjatë merakatos dimërore një sulmues, një mesfushor dhe një qendërmbrojtës. "Kemi nevojë për përforcime, pasi skuadra nuk po paraqitet mirë gjatë këtij sezoni. Do të punojmë intesivisht për të gjetur të paktën tre lojtarë cilësor, të cilët shpresojmë të ndihmojnë skuadrën përgjatë pjesës së mbetur të sezonit. Mendoj se është e nevojshme të ndërhyjmë në të tria repartet, sulm, mesfushë dhe mbrojtje, pasi skuadra nuk po fuksionon si duhet. Skuadrës i duhet një qendërmbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues. Nuk kemi ende emra konkret, por do të punojmë gjatë këtyre ditëve për të pikasur lojtarët që do të na duhen. Kam përshtypjen se afrimi i këtyre lojtarëve do të kryehet para se skuadra të niset drejt Turqisë për të kryerë fazën përgatitore", u shpreh presidenti Hasanbelliu. Nga dita e mërkurë ekipi i "Teutës" do të nisë pushimet e fundvitit, periudhë kjo që do të shërbejnë jo vetëm për të festuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, por edhe për të mbledhur energji dhe përballuar me sukses ndeshjet e rradhës. Nga drejtuesit e ekipit mësohet se faza përgatitore do të kryhet në Antalja të Turqisë, një tjetër stimulim ky për skuadrën dhe lojtarët që do t'i bashkohen asaj gjatë merkatos së dimrit për të arritur objektivat e shumëkërkuar nga trajneri i ri Gentjan Begeja dhe veccanërisht tifozët që e ndjekin me fanatizëm ekipin e tyre në ccdo ndeshje. Hasanbelliu tha se pas festave të fundvitit dhe pasi të jenë kryer përforcimet, skuadra do të niset drejt Antalias për të kryerë fazën përgatitore.
"Fazën përgatitore skuadra do të zhvillojë në Antalia të Turqisë, në kushte optimale dhe komode. Faza përgatitore është përcaktuese për skuadrat, prandaj edhe i japim rëndësi dhe e kryejmë atë jashtë shqipërisë, ku kushtet janë edhe më të mira. Skuadra pritet të niset drejt Turqisë përgjatë ditëve të para të vitit të ri dhe do të qëndrojë në Antalia disa ditë. Ne do të kryejmë afrimet që kemi menduar dhe pastaj ekipi do të niset drejt Turqisë, me qëllim që skuadra të nis fazën përgatitore me organik të plotë", theksoi numëri një i klubit të Teutës.
Sipas tij, gjatë pjesës së mbetur të sezonit skuadra do të përpiqet të marë maksimumin e mundshëm, ndërsa vëmëndja do të përqëndrohet në ndertimin e një skuadre cilësore për sezonin e ardhshëm. "Gjatë pjesës së mbetur kërkojë një paraqitje më të mirë të skuadrës, ndërsa vëmëndja jonë do të përqëndrohet në prespektive, duke menduar për të ndërtuar një skuadër cilësore për sezonin e ardhshëm", përfundoi presidenti Hasanbelliu.





