Përpara Bashkisë Gramsh sot u mbajt protesta nga disa prindër në lidhje me infektimin me salmonelë për 14 fëmijë të kopshtit publik numër 1.
Një nga prindërit shprehet se askush nuk është interesuar për fëmijët dhe reagimi nga shteti sipas tij ka qenë inekzistent. Sipas tij nuk ka pasur asnjë orientim se si duhet të veprohet, duke pasur parasysh që salmonela është ngjitëse dhe prej saj mund të infektohen edhe persona të tjerë.
“Përgjigjen e kam marrë dje pas disa sherreve në kopsht, nuk na jepnin përgjigje që kishim për ta marrë që të shtunën. Thonin që nuk jepet kështu përgjigja. Nuk kemi parë asgjë nga ana e tyre. Përderisa është një sëmundje ngjitëse, mbase duhej një person mbase nga infektivi të na orientonte se si duhej të veprojmë. Askush as nuk na ka pyetur se si është fëmija. I kam marr fëmijës vetëm një mjekim që i kam marrë me lekët e mia.
Nga shteti nuk kemi parë asnjë lëvizje, nuk është gjëkundi. Pjesëmarrja në protestë është e ulët sepse ne i njohim dhe kanë frikë se mos ikin nga vendete punës. Por mua përpara fëmijës tim nuk më intereson asgjë. Duam të zbardhet e drejta. Mesa shohim është një tender që i është dhënë një biznesi jashtë qytetit tonë”, tha ai.