Milan gaboi kundër Salernitanës, përballje që përfundoi në barazim 1-1. Edhe pse kaluan në avantazh me anë të Giroud, kampionët e Italisë nuk ia dolën të fitonin takimin.Në ndeshjen e luajtur në “San Siro”, kuqezinjtë vendosën një rekord në historinë e tyre në Serie A.

Asnjë lojtar italian nuk e nisi si titullar takimin për skuadrën e Stefano Piolit. Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë në një ndeshje kampionati. Milan renditet në vendin e katërt dhe po garon për një biletë në Champions për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, skuadra italiane siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Champions dhe të premten do të mësojë rivalët në shortin që do të hidhet në Nyon të Zvicrës.