Makina e nje personi ne Vlore eshte hedhur ne ere me eksploziv gjate oreve te para te mengjesit te se dieles. Policia ben me dije se nuk ka te lenduar nga ngjarja, vetem deme materiale ne automjet.

Njoftimi i policisë

Më datë 20.08.2017, rreth orës 03:40, Salla Operative Vlorë njoftohet nga një telefonatë se në lagjen ”Isa Boletini”, një automjet ka shpërthyer si rezultat i vendosjes së një sasie lënde eksplozive.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar mjetin tip ”Ford Focus” me targa ”AA 818 KF”, i cili ka qënë i parkuar dhe rezulton të jetë në pronësi të shtetasit P.S., 35 vjeç, banues në Vlorë.

Si pasojë e shpërthimit të mjeti nuk ka pasur dëme në njërëz, vetëm mjeti ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme.

Grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për identifikimin e kapjen e autorit/ve të kësaj ngjarje.