Nga Aleksandër Cangonja

Dy anije siluruese Austriake mbyten para Durrësit.

Agjensia “Stefani” Rome 30 Dhjetor në darkë komunikon:

Dje në mëngjes një anije eksploruese dhe pesë anije siluruese armike(Austriale) u paraqitën përpara Durrësit për ta bombarduar, por dëmet kanë qenë të parëndësishme.

Ata u sulmuan nga anijet tona dhe aleate, të cilat në dalje të detit anijet siluruese “Triglav” dhe “Lika” u mbytën. Të mbijetuarit e ekuipazhit të kësaj të fundit rreth 100 marinarë u burgosën. Gjithashtu dhe një avion armik u eliminua nga anijet tona të cilat u rikthyen të gjitha të padëmtuara”.(1)

Shtypi italian e komunikon këtë lajm duke shprehur supermacinë e saj ushtarake në detin Adriatik kundrejt rivalit Austro-Hungarez, e cila në përplasjen e pare që ndodhi në brigjet e Durrësit arritën të mbysnin dy anije të mëdha siluruese ushtarake të flotës Austro-Hungareze si “Triglav” dhe “Lika” të ndërtuara rreth viteve 1912-1913 në kantierin “Danubius” të Fiumes apo Rijekën e sotme. Nga të dhënat e këtyre dy anijeve del se ato ishin të gjata rreth 89 metra dhe të gjëra rreth 9 metra, pesha rreth 800 ton. Anijet ishin të armatosura me nga 8 topa (2). Fundosja e këtyre dy anijeve nga anijet Italiane përbën një humbje të madhe për marinën perandorake të luftës.

Referencë:

1) Gazeta e Bolonjës “Il Resto del Carlino – La Patria” 31 Dhjetor 1915.

2) Austro-Hungarian Navy.

Fotot e mëposhtme: Gazeta italiane që pasqyron lajmin dhe anije Austro-Hungareze të mbytura në portin e Durrësit.