Bëhet fjalë për një periudhë 80-90 vjet më parë, por është kurioze të mësosh se kush ishin mjekët, dentistët apo mamitë që ofronin shërbimin e tyre në Durrës në periudhën 1932-1940.

Ishin viitet e mbretërisë së mbretit Zog dhe qyteti bregdetar kishte shumë më pak banorë nga çfarë ka një shekull më pas.

Anëtari i këshilllit bashkiak Durrës, Aleksanndër Cangonja, ka publikuar në rrjete sociale një foto të spitalit apo ambulancës së atëhershëm të qytetit, por edhe listat me emrat e bluzave të bardha të asaj kohe.

“Një statistikë shëndetësore dhe demokrafike për periudhën 1932-1940, nga mbretëria Shqiptare!

Më poshtë do gjeni foton e spitalit të Durrësit, tabelën e sëmundjeve gjatë atyre viteve dhe mjekët, dentistët dhe mamitë të cilët kanë shërbyer në Durrës për atë periudhë”,– shkruan Cangonja në Facebook.

Në listën e mjekëve, pjesa më e madhe janë mjek patologë dhe të gjithë kishin studiuar jashtë. Përveç faktit se kishte mjekë që ofronin shërbimin në spital apo njiheshin si mjekë bashkie, kishte të tjerë që ishin mjekë privatë, që në atë kohë. Dhe as më pak e as më shumë por ishte një mjeke femër Elena Andruci.

Ajo që bie në sy është fakti se mjekë, dentistë etj ishin personazhe nga disa prej familjeve të njohura durrsake, kjo dhe për vetë faktin e mundësisë financiare për t’u arsimuar jashtë.

Krahasuar me morinë e pafund të mjekëve, dentistëve apo mamive të ditëve tona, në ato vite ata mund të numëroheshin lehtësisht vetëm me gishtat e njërës dorë. Por interesante eshte edhe dokumentimi i semundjeve qe preknin popullsine ne ate kohe dhe cilat ishin semundjet me te perhapura ne ato vite. Duket se fruthi ishte me i perhapur, vecanerisht ne vitin 1936.