Në ndeshjen e javës së 31-të të kampionatit brazilian ndërmjet Athletico Paranense dhe Cruzeiro është parë kartoni i kuq më i shpejtë në historinë e futbollit.Takimi mes skuadrave braziliane ka nisur në orën 23:30 dhe vendasit kanë udhëhequr nga minuta e 25-të me golin e Pablos.
Por ndeshja filloi në një mënyrë të pabesueshme.Sapo topi nisi nga qendra, Rafa Silva e goditi me bërryl lojtarin vendas, për këtë arsye ai mori karton të kuq direkt. Gjithçka ndodhi në pesë sekonda, ndaj në Brazil pretendojnë se historia është shkruar.