Legjenda e futbollit, braziliani Pele, po rikuperohet pasi hoqi tumorin nga zorra e trashë raporton BBC.80-vjeçari ishte shtruar në spital pak ditë më parë, ndërsa tani në një postim në rrjetet sociae deklaroi se po e rimerr veten pas operimit.

Ai ja ka dedikuar postimin shokut të mirë dhe këngëtarit Roberto Carlos, që humbi të birin 52-vjeçar nga kanceri të mërkurën: “Unë jam duke u shëruar mirë, por sot dua të t’i dërgojë dashurinë dhe lutjet për mikun tim të mirë Roberto Carlos. Shpresoj që Zoti të jep qetësi në zemër dhe të rrethohesh nga kujdesi dhe drita”, shkroi ai.

Pele është golashënuesi numër një në histori të Brazilit dhe një nder katër lojtarët që ka shënuar në katër turne të Kupës së Botës.