13 qershor 2015 – Horoskopi, 13 qershor 2015

Dashi
Nisni një udhëtim me njeriun tuaj të zemrës ose ecni pak nëpër lagjen tuaj së bashku sot. Do ndjeheni me më shumë energji dhe me më shumë liri dhe të kaloni kohë nën shoqërinë e komshinjve tuaj pse të eksploroni hapësirat e tjera përreth pasi Dielli lidhet me drejtuesin tuaj Marsin. Mundësitë për romancë mund të vijnë në mënyra të ndryshme si pshm komunikimi online, duke bërë blerje ose duke luajtur diçka. Përpiquni që të nisni biseda ose të sugjeroni aktivitete zbavitëse dhe do ia kaloni shumë mirë.

Demi

Kjo do jetë një ditë shumë e mirë për të blerë gjëra elektronike ose gjëra për shtëpi si mobilje. Me Diellin që kombinohet me Marsin në aspektin e posedimeve tuaja dhe të burimeve tuaja, do keni shumë energji dhe staminë për çdo projekt që merrni përsipër sot qofshi duke u përpjekur që të rregulloni diçka në shtëpi. Me ndihmën e planetit të Uranit, mund të hidhni lehtësisht gjëra që nuk ju duhen më. Influenca e Jupiterit do ju shtyjë që t’ia kaloni shumë mirë në shtëpi, ndoshta me njeriun tuaj të zemrës, por gjithsesi me këdo që të rrini në shtëpi të gjithë do ndjehen të argëtuar.

Binjakët

Dielli dhe Marsi bashkojnë forcat në shenjën tuaj duke i’u mbushur me enrgji, përqëndrim dhe vetëbesim. Në qoftë se keni dashur që të zgjeroni ndikimin tuaj nëpër mediat sociale, mund të gjeni tashmë mënyra unike për ta realizuar këtë gjë. Me ndihmën e Jupiterit dhe Uranit, rrethi juaj i shokëve mund të rritet. Në qoftë se jeni përpjekur shumë së fundmi për të përmirësuar pamjen tuaj, kjo do jetë një periudhë e shkëlqyer për të bërë eksperimente me diçka të re.

Gaforrja
Kjo do jetë një fundjavë e veçantë veçanërisht nëse punoni mbi karrierën tuaj dhe mi aspektin financiar. Përdorni energjinë dinamike të Diellit dhe Marsit për të mbjellur farat që do sjellin zgjidhjen nëpërmet kontributit tuaj në punë, gjë që do sjellë një rritje në punë apo në bonuse. Do zbuloni se mund të realizoni shumë për një kohë të shkurtër. Sigurohuni që do gjeni kohë për tu relaksuar. Mund të përfitoni shumë nga qëndrimi në sauna, nga praktikimi i medititimit ose duke qëndruar në pishinë.

Luani 
Drita juaj do shkëlqejë fort në çdo vend ku të merrni pjesë kështu që bëni plane me shokët ose shijoni një aktivitet bamirësie ose një event sportive. Në qoftë se keni dashur që të merrni një rol lideri në një organizatë tani është momenti më i mirë për të punuar për këtë gjë. Marsi do bashkohet me drejtuesin tuaj Diellin dhe me Jupiterin në këtë miks gjithashtu, do ndjeni entuziasëm dhe vetëbesim në çdo hap. Kjo është fundjavë gjithashtu e mirë për të provuar një restorant apo një klub të ri. Mund të bëni një zbulim sensacional.

Virgjëresha
Me drejtuesin tuaj Mërkurin i cili tani është i drejtë, mendja juaj do rrotullohet me një varietet idesh që do e çojnë para karrierën tuaj dhe sot mund të bëni shumë progres teksa i ktheni idetë në veprime. Do keni shumë zell për t’i realizuar detyrat dhe do shprehni atë lloj autoriteti që do i shtyjë njerëzit t’ju kënaqin dhe të bëjnë siç mendoni ju. Edhe pse shpesh preferoni të punoni prapa sekave, me Marsit që i bashkohet Diellit në fushën tuaj të nderimeve dhe vlerësimeve, përgatituni për të marrë një vlerësim pozitiv.

Peshorja
Ju pret një fundjavë emocionuese pasi Marsi kombinohet me Diellin dhe ju zhyt në një aventurë. Me mbështetjen e madhe prej Jupiterit dhe uranit, çdo udhëtim ju ofron një mundësi të shkëlqyer për të shijuar shoqërinë e miqve të vjetër dhe të bëni disa shokë të rinj. Të largoheni prej shtëpisë, sikur edhe për një ditë të vetme, do i shtojë shkëndija lidhjes suaj. Në qoftë se jeni beqarë, mund të ndjeni një tërheqje të menjëhershme me një njeri që do takoni jashtë vendit ose ndërkohë që përpiqeni të përfshiheni në një aktivitet të ri.

Akrepi

Me Diellin dhe Marsin që bashkohen në fushën tuaj të burimeve njerëzore të njerëzve të tjerë, kjo do jetë një periudhë e shkëlqyer për të kërkuar për fonde për një sipërmarrje biznesi ose t’ia prezantoni veten një njeriu të fuqishëm i cili mund t’ju ngrejë në një nivel të ri pune. Me Jupiterin që ka një influencë kaq të mrekullueshme në sektorin tuaj të karrierës, do keni plot mundësi për të njohur njerëz të rëndësishëm veçanërisht nëse merrni pjesë në disa evente që janë të lidhur me industrinë tuaj. Kontaktet që do bëni kësaj fundjaveje mund t’ju sjellin një ofertë surprizuese pune.

Shigjetari
Është një javë elektrizuese për dashuri pasi Marsi bashkohet me Diellin në sektorin tuaj të lidhjes. Largohuni së bahsku me partnerin tuaj gjatë kësaj fundjave. Në qoftë se jeni beqarë, mund të takoni dikë të veçantë në shumë vende të mundshme. Marsi ju jep kurajo kështu që bëni lëvizjen e parë.

Bricjapi
Në qoftë se ju duhet të provonit një shtrim të ri rutinë ose të vendosni një vend ku të merreni me ushtrimë në shtëpi pasi është një fundjavë shumë e mirë për tu marrë me këtë gjë. Marsi dhe Dielli do ju japin plot energji dhe vetëbesim për fizikun tuaj dhe me Jupiterin do ndjejni shumë entuziasëm. Të përqafoni një plan të ri ushtrimor ose sportive është gjëja e duhur që do ndikojë në shëndetin tuaj. Ndoshta do donit të merrnit parasysh që të eksperimentoni me një kuzhinë të re veçanërisht me ushqime të vendeve të huaja.

Ujori
Jeta juaj dashurore do jetë fantastike për shkak të kombinimit mes Marsit dhe Diellit. Ky kombinim pasionant favorizon veprimet kështu që bëni plane për të dalë e për të kërcyer, luani tenis, merrni pjesë në një ndeshje futbolli ose shijoni çfarëdo lloj aktiviteti që ju fal adrenalinë. Në qotë se e keni zmbrapsur veten prej shprehjes së ndjenjave përballë njeriut të zemrës, ndihma prej Uranit në sektorin tuaj të komunikimit do ju çlirojë. Në qoftë se jeni beqarë, mos rrini të fshehur. Mund të keni shkëndija me një të panjohur.

Peshqit
Me Diellin dhe Marsin që bashkëpunojnë në sferën tuaj shtëpiake, kjo do jetë një fundjavë e mrekullueshme për t’u marrë me një projekt shtëpiak ose për të bërë një festë spontane në shtëpi. Në frontin dekorues, Urani i cili ju ndihmon në sferën e gjërave që posedoni, do ju ndihmojë që të gjeni gjërat që dëshironi në vende ku nuk e prisnit. Me Jupiterin në këtë miks, do keni plot entuziasëm për të përfunduar punën që keni filluar. Nga ana tjetër, në qoftë se zgjidhni të argëtoni të tjerët, ky kombinim do ju sigurojë një festë të madhe që do e kujtoni!

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/