1 qershor 2015 – Horoskopi ditor, 1 qershor 2015

Dashi

Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Here do dashuroheni me pasion dhe here do debatoni ashpër me personin qe keni ne krah. Beqaret duhet te presin edhe disa kohe ne mënyrë qe te fillojnë lidhje serioze. Me financat gjerat nuk do ecin si i kishit programuar. Kujdes me çdo shpenzim ne mënyrë qe te mos keni probleme me pas.

Demi

Dita e sotme do jete mjaft delikate për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Mund te thoni gjera te gabuara te cilat do e prekin tej mase personin qe keni ne krah. Beqaret nuk do jene ne humor për te kërkuar dashurinë dhe do qëndrojnë vetëm. Financat nuk do jene shume te mire, megjithatë edhe me aq sa do keni do mund t’ia dilni po i menaxhuat me kujdes.

Binjaket

Jupiteri do e favorizoje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do dashuroheni pa fund me partnerin tuaj dhe mund te mendoni edhe ta zgjeroni familjen. Beqaret do zhgënjehen shume nga një person dhe nuk do duan te hedhin asnjë hap me tutje. Ne planin financiar nuk duhet te dorëzoheni përballë problemeve qe do ju dalin. Me pak sakrifica mund t'ia dilni mbanë.

Gaforrja

Dite tejet e trazuar dhe delikate kjo e sotmja për te dashuruarit. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit menduar, prandaj bëni kujdes. Beqaret do bëjnë edhe sakrifica vetëm qe te mos mbeten vetëm gjate kësaj dite. Gjendja e financave mund te përmirësohet disi nëse arrini ta përfundoni projektin e nisur ne pune. Pranojeni ndihmën qe do iu japin disa kolege te vjetër.

Luani

Pas një periudhe shume delikate për jetën tuaj ne çift, sot do vendosni te vini pikat mbi "i: dhe mbase edhe t'i jepni fund gjithçkaje. Nuk mund te mbani me zor dike pas vetes. Beqaret do e kërkojnë kudo shpirtin e tyre binjak dhe një pjese do e gjejnë atë. Urani do ndikoje negativisht tek financat dhe do ju nxite te shpenzoni pa menduar aspak. Do keni vështirësi.

Virgjeresha

Dite plot ngjyra do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Shume gjera do fillojnë te ndryshojnë njëherë e përgjithmonë ne jetën e tyre. Beqaret do kenë plot surpriza te cilat do ua mbushin zemrën plot gëzim. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit. Ne planin financiar nuk do ketë asgjë për t’u shqetësuar sepse gjendja do jete mjaft e stabilizuar.

Peshorja

Dite shume e turbullt kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e keni dëshiruar. Beqaret ka shume mundësi te bien ne dashuri me një koleg pune te cilin gjithë kësaj kohe e kane injoruar. Çështjet financiare do i mbani gjithë kohës ne vëmendje prandaj nuk pritet asnjë problem. Mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër sesa zakonisht.

Akrepi

Dite shume ndryshe kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do i shihni gjerat me një sy tjetër dhe do jeni gati edhe për çmenduri. Beqaret do surprizohen nga një propozim qe do ju beje një i njohur dhe nuk do dini çfarë hapash te hedhin. Ne planin financiar do kenë tronditje te vogla, por qe do kërkojnë përkujdes dhe maturi. Gjendja mund te përkeqësohet me tepër nëse nuk merrni masa.

Shigjetari

Dite goxha e qëndrueshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni mire pranë personit qe dashuroni dhe do i shprehni me tepër ndjenjat. Mbrëmja do jete plot ngjyra. Beqaret do realizojnë plot takime, mirëpo nuk do jene te sigurte për atë qe duan te bëjnë. Financat do mbeten te ekuilibruara për aq kohe sa ju t'i menaxhoni si duhet paratë qe keni.

Bricjapi

Sot duhet te bëni çmos qe ta largoni sa te mundni rutinën nga jeta juaj ne çift sepse përndryshe ajo mund te jete shkatërruese. Beqaret do kenë disa takime, por do fillojnë vetëm lidhje pa te ardhme. Merrini gjerat si t’iu vijnë. Ne planin financiar do vazhdoni te keni probleme serioze te cilat vetëm fale ndihmës se specialisteve mund te zgjidhen.

Ujori

Jeta juaj ne çift do jete aq e bukur saqë do ua mbushe zemrën plot gëzim. Priten emocione te njëpasnjëshme kështu qe shfrytëzojeni çdo sekonde. Beqaret do kenë vetëm disa pëlqime asgjë me tepër sesa kaq. Me vone mund te ndodhin propozimet, bëni durim. Financat do përmirësohen menjëherë fale një trashëgimie qe do merrni.

Peshqit

Ne jetën tuaj ne çift gjithçka do ju ece si e kishit ëndërruar. Shume gjera kane për te ndryshuar dhe ambienti do jete plot ngjyra. Beqaret do i shmangin takimet dhe ftesat qe do ju bëhen sepse edhe ashtu si janë do ndihen mjaft mire. Financat nuk do jene te këqija, madje me pak maturi dhe përkujdes situata do filloje edhe te përmirësohet.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/